Gazetarja e famshme franceze bën reportazh për Shqipërinë

Kryeministri Rama publikon pamjet: Promovuese e destinacioneve tërheqëse

Shqipëria vendi ideal për tu vizituar”, kështu është pasqyruar vendi ynë në reportazhin e gazetares së njohur franceze, Saliha Hadj-Djilani dedikuar turizmit, historisë dhe mikpritjes shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar reportazhin e gazetares për Shqipërinë duke e cilësuar si promovuesen e destinacioneve më tërheqëse të botës.

Gazetarja franceze ka treguar historinë e komunizmit dhe rimëkëmbjen e shpejtë të vendit në 30 vitet e fundit. Ndërkohë, turizmi është cilësuar si pika më e fortë e gjithë Shqipërisë.

Disa ditë më parë, gazetarja franceze publikoi një foto me kryeministrin Edi Rama me të cilin ka zhvilluar një intervistë lidhur me situatën e Shqipërisë me Covid-19 dhe turizmin pas pandemisë./KlanNews.

Read Previous

Rregullat e reja për udhëtarët në shtetet e Evropës

Read Next

Këta janë lojtarët e nominuar për më të mirët e Ligës së Kampionëve