Gërvalla pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve kosovare.

Bettel vizitën e tij e fillon me një takim me zv.kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ku diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Pas këtij takimi, në orën 13:55, ai do të pritet nga zv.kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, në ndërtesën e Qeverisë, ku të dy liderët do të zhvillojnë bisedime për marrëdhëniet mes dy vendeve. Në një ceremoni të veçantë, Bislimi dhe Bettel do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit.

Memorandumi synon të sjellë projekte të reja që do të fuqizojnë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut. Në fund të vizitës së tij, Bettel do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani./21Media

Read Previous

Frank Lampard në listën e kandidatëve për trajner te Roma, ndërsa presioni mbi Ivan Juric po rritet

Read Next

AUV-i garanton për sigurinë ushqimore, pavarësisht bagëtive të sëmura