Gërxhaliu: Duhet të ndalet shtrenjtimi i rrymës

Paralajmërimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind është një goditje për qytetarët e Kosovës.

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se duke marrë parasysh rrethanat në Kosovë, nuk duhet të ketë rritje të çmimit të energjisë, por përkundrazi, duhet të ndalet shtrenjtimi i rrymës dhe të shtyhet ndryshimi i çmimit.

Ai shtoi se rritja e tarifave për 15 për qind do të jetë një barrë e rëndë për qytetarët e Kosovës.

Sipas Gërxhaliut, jo vetëm çmimi i energjisë elektrike po ndikon negativisht te qytetarët, por edhe rritja e çmimeve të produkteve të tjera.

Ai kërkoi që të shqyrtohen alternativa të ndryshme për të zbutur ndikimin ekonomik.

Gjithashtu, Gërxhaliu kërkoi ndërhyrjen e qeverisë për të menaxhuar inflacionin dhe për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të qytetarëve kosovarë.

Sipas tij, një problem shqetësues është fakti që Kosova ka importuar thëngjill, ndonëse është një nga vendet më të pasura me këtë burim natyror. /RTKlive

Read Previous

Rama: Pasaporta evropiane na bën qytetarë të dorës së parë, ecuria e negociatave si asnjë vend tjetër

Read Next

​Policia jep detaje për rastin e grabitjes së armatosur në Prishtinë