Gështenja është mbretëresha e tavolinës në stinën e vjeshtës, dobitë që sjellë ky frut janë të panumërta. Ndryshe mund të konsiderohen edhe si “minierë ari” për shkak të përmbajtjes së lartë të mineraleve siç janë: hekuri, kaliumi, bakri e mangani. Në fshatin Moglicë të qyetit të Gjakovës gështenjat njihen nga populli si më të mirat dhe më të shijshmet. Ky rajon njihet për sasi të madhe të gështenjave saqë banorët nuk ja dalin t’i mbledhin të gjitha. Ka tri javë që ka filluar vjelja e tyre mirëpo edhe në këtë kohë mund të vërejmë ende fruta nëpër degët e gështënjave. Nush Nokaj është njëri nga banorë e këtushëm që ka gati një hektarë tokë me gështenja. Ai thotë se ata nuk jetojnë nga gështënjat por i mbledhin vetëm për konsumin e tyre familjarë. Sipas tij disa banorë të këtij fshati jetojnë edhe nga shitja e gështënjave.
Çmimi i gështenjave në treg në këtë kohë është nga 2 deri në 3 euro për kilogram, e që për gjendjen ekonomike të shumë qytetarëve mund të cilësohet edhe si çmim i lartë por sipas banorëve të fshatit Moglicë duke i ditur të mirat që i sjellë organizmit konsumimi i gështenjës ateherë çmimi i shitjes së këtij fruti është i arsyeshëm.