Gimenezi do të jetë zëvendësuesi i Moratas

Milani e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Alvaro Moratas.

Sulmuesi spanjoll do të transferohet te skuadra e Galatasarayt, derisa kuqezinjtë nuk kanë humbur kohë për të gjetur pasardhësin e tij.

Shtatë herë kampioni evropian, do të nënshkruaj me sulmuesin meksikan, Satiago Gimenez.

Zyrtarizimi i tij pritet të jetë çeshtje orësh ose ditësh.

Gimenez është pajtuar me kushtet personale, derisa Milani sot pritet tëbëjë një ofertë të re në drejtim të Feyenoordit dhe janë të sigurt në këtë marrëveshje./express/

Read Previous

Trump njofton nënshkrimin e vendimit të diskutueshëm

Read Next

Shqipëria fuqizon mbështetjen për artizanët