Një ditë më parë qytetarët lëviznin në masë të madhe. Destinacion për shumicën prej tyre ishin qendrat e votimit. E njëjta dinamike e njerëzve nuk është sot në Gjakovë, një ditë pas zgjedhjeve të 17 tetorit. Në bazë të rezultateve preliminare nga KQZ, është bërë e ditur se në mesin e shumë qyteteve edhe në Gjakovë do të ketë balotazh. Pikërisht për këtë ne i pyetëm disa nga qytetarët e kësaj komune në lidhje me opinionin e tyre për rezultatin.
Parashikimi i rezultatit për këto zgjedhje lokale nuk i doli Hysni Hoxhës nga Gjakova. Ai shpreh edhe para kamerës së TV Syri pritshmëritë e tij.
Ky është rezultati real dhe si i tillë duhet pranuar sepse këtë e vendosi populli thonë dy qytetarë të tjerë.
E dikush tjetër ka pritur që këto zgjedhje të përfundojnë pa balotazh.
Një nga qytetarët po adreson një preokupim. Daljen e qytetarëve në masë të vogël për të votuar
Data e zgjedhjeve për komunat që kanë shkuar në balotazh, nuk dihet por një gjë është e sigurtë se në Gjakovë do të ketë balotazh mes dy kandidatëve që kanë synim te njëjtë, të jenë në krye të komunës.