Nga ora në orë numri i qytetarëve të cilët janë duke u drejtuar për në qendrat e votimit po shkon duke u rritur. 14 shkurti këtë herë erdhi i dyzuar si asnjëherë më parë. Festa e Shën Valentinit dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme bën që ky muaj të ketë një rëndësi më të madhe. Qytetarët nuk hezituan që para kamerës së TV Syri të shpalosin mendimet e tyre.
Për një të ardhme më të mirë, kjo është arsyeja që ka nxitur të tjerë qytetarë drejt kutive të votimit.
E dikush tjetër po shprehet shumë i indinjuar me situatën e krijuar.
Qytetarët apeluan te të gjithë që të votojnë sepse kjo është e drejta e tyre dhe duhet ta shfrytëzojnë.