Gjakovë, arrestohen 14 persona për organizim të paligjshëm bixhozi

Më datë 05.12.2021 pas një informate të pranuar rreth organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm, njësitet e hetuesisë së stacionit policor Gjakovë në mbështetje të NJRSH dhe njësiteve patrulluese, në konsultim me prokurorin e shtetit, rreth orës 01:00 kanë realizuar një operacion bastisje në një lokal në rrugën ”Yll Morina” në Gjakovë me ç’rast janë arrestuar 14 persona.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit 13 të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt ndërsa 1 person është ndaluar për 48 orë. Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë në bashkëpunim dhe mbikëqyrje të përafërt të prokurorit të shtetit.

Read Previous

Ndërroi jetë profesori i nderuar, Selami Ballata

Read Next

Raporti i spitalit “Isa Grezda”