Një burrë ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë më 11 tetor.
Raporti i Policisë së Kosovës:
“Gjakovë 11.10.2024 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /tvsyrivison/