Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka rrahur gjyshin.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor.
Gjakovë, 22.09.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.