Një të dyshuari për tentim vrasje i është bërë një kontroll në shtëpinë e tij. Lidhur me këtë rast i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë dhe një peshore digjitale.
Sipas raportit policor i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i policisë:
“Lidhur me rastin, është bërë kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë dhe një peshore digjitale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.“