Gjakovë, E theri tetë herë me thikë gruan në prezencë të fëmijëve, Prokuroria kërkon paraburgim për të pandehurin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit M.J., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 31 mars 2021, tek parku i qytetit në Gjakovë, ku i pandehuri me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën R.J., duke e goditur atë tetë herë me thikë, në qafë, gjoks, brinjë e duar. E njëjta nga lëndimet e marra është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

“Rasti ka ndodhur në prezencën e dy fëmijëve të tyre, ku më pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin për media.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit M.J., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 31 mars 2021

Read Previous

FSSHK kundër mbylljes totale: Vendimi të jetë i matur sepse ekonomia është rënduar

Read Next

13,874 raste aktive me COVID-19 në Kosovë