Gjakovë- Një burrë tenton ta vras veten pasi u nda nga e dashura

Sot me datë 13.11.2021 rreth orës 18:30 nga emergjenca e spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda”në Gjakovë, Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informate se një person ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e konsumimit te kimikateve higjienike, duke tentuar të vetëvritet.

Patrulla ka shkuar ne spital ku ka takuar viktimen i cili ishte ne gjendje stabile si dhe dëshmitaren e lartëcekur me te cilen viktima ishte ne lidhje dashurie. Nga biseda është mësuar se viktima aktin e tentim vetëvrasjes e kishte paralajmëruar me një mesazh të njejtën e cila me pas e ka gjetur viktimen në gjendje jo të mirë shëndetësore ku dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

Sipas viktimës këtë përpjekje ai e ka ndërmarrë pasi i kishte prishur raportet me të njejtën.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit si dhe hetimet rajonale si dhe prokurori kujdestar. Gjendja e viktimës vazhdon të mbetet stabile si dhe i njejti ndodhet nën përkujdesjen e mjekeve. 

Rasti mbetet nën hetime, informon për TV Syrin, zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj

Read Previous

Liburni pëson përsëri humbje, mposhtet në Skenderaj nga Drenica T me rezultat 3 me 2

Read Next

Breshëri plumbash në mes të Tiranës, vriten dy persona në një veturë