Gjatë ditës së djeshme në policinë e Kosovës është raportuar për dhunë në Gjakovë.
Një femër ka njoftuar se është rrahur fizikisht nga burri i saj.
Tutje dyshohet se i dyshuari ka marrë dy fëmijët e tij dhe ka dalë jashtë shtetit.
“Gjakovë, 25.07.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari i ka marrë dy fëmijët e tyre dhe dyshohet se ka dalë jashtë shtetit. Prokuroi ka urdhëruar që nëse i dyshuari haset të arrestohet. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia e Kosovës./IndeksOnline/