Gjakovë, punëtori bie nga lartësia në vend pune

Një person është lënduar në Gjakovë, derisa ishte në vendin e tij të punës.

Sipas raportit të policisë, personi në fjalë ka rënë nga një lartësi prej 2 metra.

“Viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e tij të punës ka pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e rënies nga një lartësi 2 metra. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Read Previous

Punëtorët e ATK-së vazhdojnë grevën, deri në orën 12:00 nuk ofrohen shërbime

Read Next

Rrah gruan dhe djalin, arrestohet një person në Gjakovë