Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar një person, i cili dyshohet për dhunë në familje në Gjakovë.
Burime brenda Policisë njoftojnë se i dyshuari kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila është dërguar më pas në repartin e Psikiatrisë për rehabilitim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.