Mbrëmë rreth orës 22:45, policia i ka arrestuar dy persona të cilët mes vete janë vëllezër.
Ata janë rrahur me grushte dhe mjete të forta, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronën.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bec të Gjakovës.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Bec Gjakovë 27.02.2021 22:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar vëllezër pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka ardhur deri te rrahja me grushte dhe me mjete te forta me që rast kanë pësuar edhe lëndime trupore për te cilat lëndime edhe ju është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim te prokurorit dy te dyshuarit dërgohen në mbajtje.