Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit pesë persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën, kurse janë regjistruar edhe 187 raste pozitive me këtë virus.
IKSHPK raporton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat:
Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç),
Gjakovë 1 rast (87 vjeç),
Pejë 1 rast (86 vjeç),
Suharekë 1 rast (81 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.567.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 42 raste,
Mitrovicë 15 raste,
Gjakovë 13 raste,
Drenas 10 raste,
Gjilan 10 raste,
Podujevë 10 raste,
Ferizaj 9 raste,
Istog 9 raste,
Fushë-Kosovë 8 raste,
Suharekë 8 raste,
Lipjan 7 raste,
Skenderaj 7 raste,
Deçan 6 raste,
Kaçanik 6 raste,
Pejë 6 raste,
Klinë 5 raste,
Obiliq 3 raste,
Prizren 3 raste,
Viti 3 raste,
Vushtrri 3 raste,
Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.