Policia e Kosovës bën të ditur se për 24 orë janë raportuar 6 raste të dhunës në Kosovë.
Sipas raportit shumica e këtyre rasteve ka ndodhur në rajonin e Prishtinës, në Klinë dhe Malishevë me tre person të arrestuar dhe një në kërkim policor.
Shikoni më poshtë rastet e dhunës në familje të raportuara në polici:
Prishtinë / 16.04.2025 – 21:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë / 16.04.2025 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë / 17.04.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Graçanicë / 17.04.2025 – 18:00. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Ankuesi ka refuzuar trajtimin mjekësor, lidhur me rastin në konsultim me prokurorin është incuar rasti dhe pas intervistimit të palëve rasti shkon në procedurë të rregullt.
Klinë / 17.04.2025 – 21:20. Është raportuar se i dyshuari kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj ankuesit mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është incuar rasti i cili i nënshtrohet porcedurave hetimore, derisa personi i dyshuar ndodhet në kërkim policor.
Malishevë / 17.04.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/