Gjatë 24 orëve të fundit, dy të vdekur nga coronavirusi janë të moshës 20-29 vjeçare

Varianti “Delta” i coronavirusit po prek në masë të madhe edhe moshat e reja në Kosovë.

IKSHPK njofton se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 267 të rinj të grupmoshës 20-29 vjeç janë infektuar nga coronavirusi.

Mirëpo shqetësuese është rritja vdekjeve të personave në mosha të reja që janë të prekur me coronavirus.

Në raportin e detajuar nga IKSHPK, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit dy persona të grupmoshës 20-29 vjeç që kanë qenë të prekur nga coronavirus kanë humbur jetën.

Viktima e gjinisë femërore është nga Gjakova, derisa e gjinisë mashkullore nga Komuna e Istogut.

Ndryshe, dita e sotme në Kosovë ka qenë ndër më të rëndat sa i përket viktimave të coronavirusit.

Derisa rastet e reja pozitive ishin 1,067,  nuk arritën ta fitonin betejën me coronavirusin 17 persona.

/Telegrafi/

Read Previous

Lista e shteteve me rrezikshmëri të lartë për Kosovën sipas Ministrisë së Shëndetësisë

Read Next

Cili është ndikimi i konsumit të mishit në jetëgjatësi?