Gjatë këtij muaji do të arrijnë 33 mijë doza të vaksinës Coviax në Kosovë

Gjatë këtij muaji pritet që në Kosovë të arrijë kontigjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës Coviax. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Syri ministri në detyrë i shëndetësisë Armend Zemaj i cili tha se këto vaksina do të vijnë shumë shpejt por që nuk specifikoi datën.

Dikasteri i shëndetësisë po anagzhohet që këtë muaj të ketë edhe rritje të stafit të infermierëve,

Ndërsa sa i përket specializantëve tani e tutje do të jenë pjesë e subvencionimit.

Ai theksoi se Kosova po e menaxhon në mënyrë të suksesshme situatën epidemiologjike në vend. Dhe se kategorizimi i komunave në zona ka qenë efektiv.

Zemaj ka apeluar se deri në momentin që vaksina do të mbërrijë dhe më tej, masat anti-COVID duhet të respektohen në mënyrë që institucionet shëndetësore të mos mbingarkohen.

Read Previous

Fiset e egra të Amazonës drejt zhdukjes si pasojë e variantit të ri të COVID-19

Read Next

“Për krijuesin nuk ka pandemi”