Një burrë deri sa ishte duke punuar në fushë ka hasur në dy mjete të dyshimta shpërthyese në fshatin Skivjan, ka bërë të ditur policia.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 29.03.2025, rreth orës 17:00.
Policia thotë se vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti policor, ndërsa rasti është inicuar “gjetje e mjetit të pashpërthyer”./Kallxo.com