Gjendet i vdekur një shtetas gjerman në Gjakovë

Mbrëmë më datë 06.11.2021 rreth orës 20:00, në Gjakovë, pas kërkesës së një bashkëpunëtoreje për verifikim të një shtetasi gjerman mbi situaten shëndetësore të tij, policia se bashku me pronarin e banesës ku banonte shtetasi gjerman, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ka hyrë në banesë dhe ka gjeturë shtetasin gjerman të shtrirë në krevat.

Në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e tij.

Rasti është hapur si ‘’Vdekje e dyshimtë’’ dhe se trupi i pa jetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e mjekësisë ligjore.

Në lidhje me rastin janë informuar te gjitha Njësitet Relevante, për veprime të mëtutjeshme ju informojmë me raporte shtesë, ka njoftuar, për TV Syrin- Nysret Xhurkaj.

Read Previous

Të dielën e ardhshme gjysmën e komunave i pret balotazhi

Read Next

Çmimet e prodhimeve bujqësore janë rritur për 8.86%