Gjendet një grua e vdekur në liqenin e Badovcit

Një grua pa shenja jete është gjendur sot rreth orës 14:00 në mes të liqenit të Badovcit.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Sipas policisë, trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe është dërguar për obduksion.

Rreth orës 14:00, është pranuar Informata për prezencën e një trupi të pajetë në liqenin e Badocit. Me të marrë informatën policia me të gjitha njësitë e nevojshme si dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë ftuar edhe zyrtarët e institutit të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë (femër). Aktualisht policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin hetim mbi vdekjen“./GazetaSinjali/

Read Previous

Efektet anësore të qarkullimit të dobët të gjakut

Read Next

PZAP-ja dërgon në rinumërim rreth 500 vendvotime për asamble