Sali Krasniqi, ka vdekur para 10 ditësh në Kosovë.
Ai ishte dëbuar nga Gjermania pesë muaj më parë së bashku me bashkëshorten e tij Mire Gashi.
Krasniqi dhe gruaja e tij edhe përkundër faktit se kishin probleme shëndetësore u detyruan ta lëshonin shtetin gjerman pas 28 vjetësh në qytetin Biberach.
Mire Gashi, bashkëshortja e të ndjerit edhe pse me probleme shëndetësore ishte e detyruar të qëndronte e vetme në Kosovë.
Derisa dje miq dhe qytetarë të shumë e përkujtuan Saliun.
Ata protestuan dhe kërkuan nga autoritetet gjermane që të lejohet rikthimi Mires në Gjermani.
Qytetarë të shumtë e dënuan largimin e çiftit bashkëshortor dhe e quajtën vendim si të pakuptimtë.
Forumi Ndërkulturor për Çështje të Refugjatëve në emër të dy familjeve Krasniqi dhe Gashi, iu ka drejtuar një letër autoriteteve lokale dhe qendrore.
Në letër thuhet se sikur Saliu të kishte përkujdesjen e duhur shëndetësore, ndoshta edhe do të mbijetonte.
“Të larguar nga Kosova për shkak të luftës në Kosovë ata u vendosën në Gjermani 28 vjet më parë me shpresë për të krijuar një jetë më të sigurtë. Ata jetuan me gjashtë fëmijet e tyre dhe 14 nipërit. Pastaj dëbimi i tyre për në Kosovë. Katër muaj më vonë vdes Saliu. Ky vendim është i pakuptimtë dhe johuman. Viktima është Saliu. Sikur të kishte përkujdesje të duhur shëndetësore ndoshta edhe do të mbijetonte”.
Tutje theksohet brendosja për gruan e të ndjerit e cila poashtu ka gjendjen e rëndë shëndetësore.
Në letër kërkohet që Mires t’i mundësohet kthimi në Gjermani.
Me këtë rast Zyra e Qarkut në Bierrach, duket se ka vendosur pozitivisht për kthimin e saj.
Por, duket se leje qendrimi nuk do të jetë i përhershëm pasi Mire Gashi, do të duhet të aplikojë sërish nga fillimi për të fituar leje qëndrimin./KlanKosova.