Gjermania do ta aprovojë vaksinën e AstraZenecas për personat mbi 65 vjet

Gjermania do të aprovojë vaksinën anti-COVID të AstraZenecas për personat mbi 65 vjet, njofton BBC.

Kancelarja gjermane Angel Merkel ka thënë se Gjermania po e ndryshon qëndrimin në lidhje me këtë vaksinë. Më herët vaksina e Oxford/AstraZenecas ishte aprovuar vetëm për personat nën moshën 65-vjeçare, duke thënë se nuk ka të dhënat të mjaftueshme se funksionon te personat e moshuar.

Kjo ka çuar te një lloj skepticizmi publik për efikasitetin e kësaj vaksine ku disa gjermanë kanë hezituar të marrin vaksinën e AstraZenecas, duke lënë shumë doza të pa përdorura.

Por Merkel ka thënë se studimet e fundit kanë ofruar mjaftueshëm të dhëna për ta aprovuar vaksinën e AstraZenecas për gjitha moshat.

Belgjika po ashtu ka thënë se do ta aprovojë vaksinën e AstraZenecas edhe për personat e moshuar, duke e ndjekur rrugën e Francës që e mori këtë vendim më herët gjatë kësaj jave.

Rreth 5 për qind e gjermanëve kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinave antiCOVID./Ekonomiaonline

Read Previous

Një pacient arratiset nga Qendra Rehabilituese në Shtime

Read Next

Sot në 11:00 shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve