Rasti i parë i variantit të ri mpox është zbuluar në Gjermani, raportoi të martën gazeta Bild, duke cituar Institutin Robert Koch për shëndetin publik.
Instituti nuk pranoi të jepte ndonjë koment të menjëhershëm.
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli mpox një emergjencë globale të shëndetit publik për herë të dytë në dy vjet në gusht, pas një shpërthimi të infeksionit viral në Republikën Demokratike të Kongos që është përhapur në vendet fqinje./reuters/