Qytetarët gjermanë të dielën i drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur partinë dhe liderin që do t’i udhëheqë, pas drejtimit disa vjeçare të Angela Merkelit.
Rreth 60.4 milionë gjermanë do të votojnë për Bundestagun e 20 -të.
Sipas njoftimeve, 87 parti politike kanë kërkuar lejen e autoriteteve për të marrë pjesë në këto zgjedhje, nga të cilat 53 e morën atë.
Rezultatet e përkohshme të zgjedhjeve do të shpallen pas orës 18:00 pasdite. Ato do të llogariten bazuar në të dhënat e sondazheve të daljes së përkohshme. Numërimi i votave do të vazhdojë deri në orët e para të së hënës.
Kancelarja Angela Merkel i kërkoi gjermanëve votën e tyre për të mbështetur pasardhësin e saj Armin Laschet në një përpjekje të fundit përpara shkuarjes në kutitë e votimit këtë të dielë.
Në garën për kancelar përballë 60 vjeçarit Laschet, është Social Demokrati Olaf Scholz. Sondazhet më të fundit tregojnë se ata janë ngushtësisht afër njëri tjetrit me mbështetje, duke i kthyer këto zgjedhje si më të paparashikueshmet vitet e fundit./Koha.net