Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, synon të nënshkruajë me anësorin gjerman të Bayern Munich, Leroy Sane. Spanjolli planifikon të marrë gjermanin si transferim të lirë, pasi kontrata e Sane skadon në qershor, raporton “SportBild”. Lajmi përforcon spekulimet e ngritura nga Mick Brown, ish-skauti i Premier League për Manchester United, Tottenham dhe West Ham.
“Londinezët janë padyshim në mesin e klubeve të interesuara. Arsenali ka treguar interes të madh për Sane, sipas informacioneve që kam marrë. Ai mund të luajë në të majtë dhe të sigurojë mbështetje për Saka, një aspekt që Arteta e sheh si thelbësor. Megjithatë, duhet theksuar se ‘Topçinjtë’ nuk janë të vetmit që duan Sane. Përmenden gjithashtu Newcastle dhe disa klube të tjera në garë,” deklaroi Brown.
Në krye qëndron Arsenali, pasi mendoj se Arteta po punon për këtë marrëveshje prej kohësh,” shtoi Brown, duke theksuar potencialin e Sané dhe çfarë mund të sjellë ai për ekipin. “Sané është shumë efektiv, ka shpejtësi shpërthyese dhe është ende vetëm 28 vjeç.”
“Kam pyetur gjithmonë veten pse Manchester City e lejoi të largohej dhe asnjë klub tjetër në Angli nuk tentoi të nënshkruante me të para se të transferohej te Bayern Munich. Duke marrë parasysh situatën e tij aktuale me kontratën, pres që ai të largohet nga Gjermania. Kudo që të shkojë, Sane do të kontribuojë me përvojën e tij fituese.” /Telesport.al/