Gjimnazi bëhet me sistem të avansuar Wi Fi

Gjimnazi ‘Hajdar Dushi’ në Gjakovë është bërë me internet Wi Fi në tërë objektin e shkollës. Drejtori Bedri Cahani falënderoi Murat Sahin, udhëheqës i zyrës së Unicef në Kosovë për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
“Të kemi një çasje kualitative në internet ka qenë prioritet në planin zhvillimor të shkollës sonë, falënderojmë zyrën e UNICEF- it në Gjakovë dhe komunën e Gjakovës…”- theksoi ai.

Edhe kryetari Ardian Gjini e vlerësoi shumë këtë donacion nga UNICEF për gjimnazin Hajdar Dushi. “Kjo është një mbështetje e jashtëzakonshme nga zyra e UNICEF- it, nuk është e para, kemi marrë vazhdimisht mbështetje nga ata, i falënderojmë shumë dhe u jemi mirënjohës…”- shtoi Gjini.

E ai që e bëri të mundur që tashmë të gjithë nxënësit e shkollës të kenë çasje në internet gjatë gjithë kohës, theksoi se tashmë interneti në shkolla është domosdoshmëri sic ka qenë kohë më parë shkumësi. “Kur ne ishim nxënës domosdoshmëri ishte shkumësi, kurse sot është Wi Fi, këta nxënës do rriten e do ushtrojnë profesione të ndryshme, por shkolla e mesme do mbesë gjatë në kujtesë, e ne jemi të lumtur të kontribuojmë në kujtime të mira për ta..”

Read Previous

Mushkolaj: “Ditë e madhe sot”

Read Next

Pak fermerë raportuan dëmet e tokave bujqësore