Masakra e Mejes konsiderohet si më e madhja gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. 376 civilë gjetën vdekjen duke u ekzekutuar barbarisht nga serbët. Nderimi me homazhe e mbështetja, është më e pakta që mund të bëjmë, për familjarët që edhe sot kërkojnë më të dashurit e tyre tha kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini teksa udhëheqësi i AAK-së Ramush Haradinaj e cilësoi Mejën si dhimbjen më të madhe të populli të Kosovës.
E për ata që kanë humbur më të dashurit e tyre dhimbja mbetet e njëjtë ndër vite.
23 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u bë ekzekutimi makabër i 376 personave, ku në mesin e tyre ka akoma trupa që nuk janë kthyer asnjëherë për të gjetur prehje në varrezat e Mejes.