Gjykata e Posaçme miraton një tjetër urdhër kontrolli ndaj Erion Veliajt

Në kuadër të hetimeve të kryera ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, SPAK ka ushtruar kontrolle në një ambient të përdorur nga galeria private e artit “Harabel”, ku bashkëthemeluese është bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Burime për Euronews Albania konfirmojnë se bëhet fjalë për një depo ku mbahen materiale të ndryshme për artistët, si bojra dhe materialet e tjera përkatëse.

Kontrolli është realizuar të martën nga agjentët e BKH me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Ky veprim nga ana e hetuesve vjen pas kontrolleve të ushtruar në muajin dhjetor në banesën e kryebashkiakut, ku me urdhër të prokurorit Ols Dado agjentët e BKH sekuestruan celularin e bashkëshortes Xoxa, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”.

Veprimet e organit të akuzë vijnë pas nisjes së hetimit pasuror për kryebashkiakun dhe familjarët e tij. /Euronews.al/

Read Previous

​Rashford-Milan, këto janë zhvillimet e reja

Read Next

Biden njofton ndalimin e përdorimit të teknologjisë kineze dhe ruse në automjete