Në Gjykatën themelore në Gjakovë u interpretua vendimi se ish kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj, është shpallur fajtor. Ai është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgim me kusht. I njëjti akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke dëmtuar kështu buxhetin e komunës me 69 mijë euro. Lajmin se Pal Lekaj, Gani Rama, Ismet Isufi dhe Veli Hajdaraga janë fajtorë e bëri të ditur, Shaqir Kika, kryetar i trupit gjykues.
Ky aktgjykim është në kundërshtim me ekspertizën dhe superekspertizën, kështu tha Arianit Koci, avokat i Pal Lekaj.
Dënim mori edhe Gani Rama, një vit me kusht, ndërsa Veli Hajdaraga u dënua me tetë mijë euro gjobë për mashtrime me subvencione dhe shmangie nga tatimi ndërsa, Ismet Isufi u dënua me burg me kusht prej 6 muajsh.