Gjykata Supreme ndryshon vendimin e Apelit, rryma do të faturohet me tarifa të reja

Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për vendimet e Gjykatës së Apelit dhe asaj të Themelores për pezullimin e vendimit për faturimin e rrymës me tarifa të reja.

Në një njoftim për media të enjten, Supremja ka arsyetuar ndryshimin e vendimit, duke i quajtur arsyetimet e dy gjykatave të mëposhtme si “jobindëse dhe jokonkrete”.

Partia Demokratike e Kosovës e pati çuar vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e faturave në gjykatë. Themelorja pati vendosur për pezullim të përkohshëm të zbatimit të vendimit. Njësoj pati vendosur edhe Apeli, teksa ZRRE pati thënë se do ta dërgojë rastin në Supreme. 

/Lajmi.net/

Read Previous

Ndërpritet sërish seanca, Konjufca fton në zyre shefat e grupeve parlamentare

Read Next

Franca konfirmon se më 23 qershor diskutohet heqja e vizave për Kosovën