Glauk Konjufca kërkon urgjent zbardhjen e vrasjes së policit në Kaçanik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik, ku Kosova u trondit nga vrasja e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika. Ai u qëllua për vdekje para ndërtesës ku banonte në Kaçanik.

Për vrasjen e rreshterit Lika, para pak minutash ka reguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai është shprehur i pikëlluar për këtë ngjarje dhe po ashtu ka bërë thirrje për hetimin e rastit dhe kapjen e autorit.

“Shumë i pikëlluar për vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe tejet pikëlluese, ku u qëllua për vdekje një zyrtar policor i Kosovës, i cili deri dje ishte në shërbim të mbrojtjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Bëj thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta që është e mundur, në mënyrë që autori apo autorët e këtij krimi të vendosen përballë drejtësisë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Tutje, ai iu ka shprehur ngusëllimë familjarëve, miqve dhe kolegëve të rreshterit Muhamed Lika. /GazetaSinjali/

Read Previous

Çka thuhet në raportin 24 orësh të Policisë për vrasjen e rreshterit Lika?

Read Next

Kurti nis bisedimet me pakicat për qeverinë e re