Nysret Xhurkaj, zëdhënës i stacionit policor ne Gjakovë ka bërë të ditur për Syri-n se rreth orës 13:30, në fshatin Carrakallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit).
Këmbësori (fëmijë-rreth 4 vjeçar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmija është pa shenja jete.
I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë S.P. Malishevë, Njësitet patrulluese janë në vendin e ngjarjes. NJRKRR DRP Gjakove eshte njoftuar lidhur me aksidentin. Për veprime tjera do të njoftoheni me kohë.
Vdes në një aksident rrugor fëmija katër vjeçar