Gomat e dimrit duhet t`i vendosni nga kjo datë, në të kundërtën gjobiteni

Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për të gjithë shoferët do të fillojë nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars të vitit 2022. Komandanti i trafikut rajonal në Gjakovë Kapiten Albin Sahatqija tha se të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore.

Sahatqija tha se secili shofer duhet të zbatoj ligjin për sigurinë rrugore, në të kundërtën Policia e Kosovës do të shqiptojë gjoba.

Sahatqija kërkoj nga shoferët të kenë kujdes nga kushtet atmosferike si dhe të masin shpejtësinë krahas motit që mbizotëron. Rikujtojmë se thellësia e vijave të gomës për përdorim të dimrit duhet të jetë më e madhe se 4 milimetra.

Read Previous

OBSh paralajmëron vendet të mos vonojnë rivendosjen e kufizimeve

Read Next

Projekti për pastrimin e pyjeve do të ndihmojë ngrohtoren e qytetit