Gonzato: Shqipëria mund t’ia dalë të çelë të gjithë kapitujt deri në fund të 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në konferencë të përbashkët me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato foli mbi Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë, të publikuar nga Komisioni Europian.

Në fillim të fjalës, Rama konfirnoi se ka pranuar një kopje të raportit nga ambasadori i BE-së në Tiranë.

“Jam këtu për të marrë zyrtarisht një kopje të raportit”, tha Rama.

Ambasadori i BE-së theksoi se vendi ynë mund të arrijë të hapë të gjithë kapitujt deri në fund të 2025.

“Shqipëria mund t’ia dalë të çelë të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të 2025“ , tha ai.

Në progres raport, siç konfirmoi ambasadori Gonzato, thuhet se Komisioni Evropian është i gatshëm të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e Shqipërisë me BE deri në fund të 2027. /abcnews.al

Read Previous

Veçoria e verifikimit të fakteve të Elon Musk dështon të adresojë dezinformimin e zgjedhjeve në SHBA

Read Next

Lloji i ri mpox në MB