Tre anëtarë të një familje humbën jetën në Georgia pas grabitjes së një poligoni nga disa persona ende të paidentifikuar.
Drejtuesi i poligonit “Lock Stock & Barrel Shooting Range” u gjet i vdekur nga autoritetet së bashku me gruan dhe nipin e tij, në një grabitje që shkoi keq.
Raportohet se në poligon janë marrë të paktën 40 armë dhe një sasi shumë e madhe municionesh, për të shtuar frikën e autoriteteve se për çfarë mund të përdoren ato.
Për momentin, nuk ka asnjë person të dyshuar për grabitjen, ndërkohë që policia është duke monitoruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të siguruar të paktën ndonjë provë paraprake.
/A2news/