Një grabitje e armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në argjendarinë “Diakos” në Suharekë
Për pasojë një polic ka mbetur i plagosur, dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfimruar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në Prizren.
Ai ka konfimruar se policët që intervenuan në rast e kanë marrë tash trajtimin mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tyre është stabile.
/GazetaSinjali/