Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e mëngjesit në Termocentralin Kosova A në Obiliq, ku hajnat kanë terrorizuar një punëtor të sigurimit dhe kanë avulluar një sasi të kabllove.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë ngjarja ka ndodhur derisa roja ka qenë në kabinë, kur papritmas dy persona i kanë dalë përpara me armë të shkurtë e kallashnikov, duke e kërcënuar për rreth gjysmë ore.
Hajnat kanë arritur të vjedhin një sasi të kabllove dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëhen ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
/GazetaSinjali/