Grabitje në tentativë në fshatin Ponoshec të Gjakovës

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj, është bërë e ditur se ka ndodhur një grabitje në tentativë në fshatin Ponoshec.

Deklarata e plotë e cila është lëshuar rreth këtij rasti është kjo :

” Me datë  20.11.2021 rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec, Komuna e Gjakovës, dy persona kanë shkuar  në lokalin  e tani të dëmtuarit  (viktimës) të cilin e kanë ftuar në veturën e tyre për një bisedë. Më pas ata e kanë dërguar viktimën në një lokacion rreth 5 km larg nga aty dhe njëri nga tani të dyshuarit ka nxjerr armën (revole)  duke ia kanë drejtuar viktimës, duke i kërkuar të gjitha paratë që i kishte me veti.

Viktima ka shfrytëzuar rastin dhe ka arritë  të dalë nga vetura duke ikur me vrap, pastaj ka dëgjuar një të shtënë me armë zjarri.

 Viktima pas një kohe është paraqitur në Stacion policor në Gjakovë. Të gjitha njësitë përgjegjëse kanë dalë  në vendin e ngjarjes.  Të dyshuarit janë kërkuar në disa lokacione por nuk janë takuar.

Viktima nuk kishte pësuar ndonjë lëndim.

Në vazhdën e hetimeve të përshpejtuara dhe efikase më datë 21.11.2021, një nga të dyshuarit:

  • G.A.  lindur në vitin 1992, sh/k. është  arrestuar dhe pas intervistimit nga ana e njësisë se hetimeve te Stacionit policor – Gjakovë me urdhër te prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje prej 48(dyzetë e tetë orësh). Për personin e dytë të dyshuar,  janë në vazhdimësi procedurat e identifikimit dhe kapjes së ti.’‘ – bën të ditur deklarata e lëshuar për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Read Previous

10 raste të reja pozitive me COVID-19

Read Next

Disa shkolla kanë filluar procedurat për aplikimin e platformës E – shkollori