Granata dore, uniforma ushtarake, KFOR-i amerikan i has në një mulli të braktisur në fshatin Rekë e Banjskës

Në Rekë të Banjskës është raportuar se KFOR-i amerikanë në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara.

Policia e Kosovës njofton se KFOR-i hasi në disa mjete të dyshuara dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur edhe konfiskuar uniforma ushtare, granta dore, tre karikatorë, shokë bomba e fishekë.

“Është raportuar se KFOR-i amerikan në një mulli të vjetër të braktisur kanë hasur në disa mjete të dyshuara. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar: uniforma ushtarake, tre gjoksore për mbajtje të armatimit, një palë pantallona, tre jakne, një maicë, tri granata dore, tre karikatorë të zbrazëta, dy shokë bomba, një bombë ndriçuese dhe njëzetë e tetë copë fishekë të armës së gjatë”, njofton Policia në raportin 24-orësh.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Reporteri.net/.

Read Previous

​Ky është rezultati i të gjitha votave nga zgjedhjet në Kosovë

Read Next

Friedrich Merz paralajmëron investime historike në Gjermani