“Gratë bëjnë histori çdo ditë”, vlerësohen 10 femrat më të suksesshme gjakovare

Për nder të 8 marsit, ditës së gruas, sot është organizuar aktiviteti “ Gratë bëjnë histori cdo ditë”, organizim ky i zyrës së kryetarit të komunës së Gjakovës dhe Zyrës për Barazi Gjinore.

Kryetari Gjini theksoi se është i nderuar që është pjesë e këtij aktiviteti që nderon kontributin e grave gjakovare.

Me këtë rast janë ndarë mirënjohje për 10 gra të suksesshme të komunës së Gjakovës, ndër të cilat edhe kryeredaktorja e Syri-t, Ilirjana Pylla, pastaj  Dr. Samile Juniku-Gjinekologe, Nanije Nixha- Mësuese, Nurije Haxhikadrija-Ndërmarrëse, Myrvete Kurtishi- Aktore, Fatime Boshnjaku- Humaniste, Eda Domi Vula- Matematiciente, Berlinda Berisha-Police, Elvane Qorri-Zyra për Komunitete dhe Adea Haxhidauti- Skiatore.

Të pranishmet e vlerësuan lart këtë mirënjohje dhe theksuan se do të vazhdojnë të kontribuojnë për vendin e tyre, madje deri në frymën e fundit.

Të pranishmet e vlerësuan lart këtë mirënjohje dhe theksuan se do të vazhdojnë të kontribuojnë për vendin e tyre, madje deri në frymën e fundit.

Read Previous

Liburn në finale të kupës së Kosovës në futsal

Read Next

Shoqata e të verbërve e shënon ndryshe 8 Marsin në Gjakovë