Grenell-demokratëve: 20 vjet dështuat për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi

Ish- emisari amerikan për dialog Richard Grenell,  ka thënë që demokratët sipas tij, në lidhje me çështjen e Kosovës kanë dështuar.

Grenell për “Newsmax” ka thënë që ata duan që njerëzit që kanë qenë këndej për një kohë të gjatë, sipas tij, ta luajnë lojën e tyre.

“Për këtë arsye e urrenin Donald Trumpin, sepse ai vinte nga jashtë. Shembulli i përkryer është problemi i Serbisë dhe Kosovës. Kur unë u bëra i dërguar i posaçëm, mu tha se duhet ta formoj ekipin tim me njerëz që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet dhe unë u thashë: A nuk mendoni se ata kanë punuar për këtë për 20 vjet dhe ndoshta kanë dështuar”.

“Por kjo nuk shqyrtohet në Uashington, kjo është mendësia e të jashtmëve (ata që nuk janë të përfshirë në proces) të cilën ata e urrejnë”, tha tutje Grenell.

Read Previous

Mbi 174 mijë persona aplikuan përmes emailit për të votuar

Read Next

7 sekrete mëngjesi për një bark të sheshtë