Emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka bërë thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë.
Ai ka thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda.
“Ndalni fondet për këtë gjykatë! E gjithë kjo është politike. Miliarda janë shpenzuar e shpërdoruar”, ka shkruar Grenell në platformën “X”.
Grenelli vazhdimisht ka qenë kritik ndaj Gjykatës Speciale.
“Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”, kishte shkruar Grenelli në platformën “X” në ditën e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt./Koha.net