Infrastruktura rrugore në disa pjesë të qytetit nuk është në gjendje të kënaqshme. Gropat e regjistruara sot nga kamera e mediumit tonë, tregojnë qartë se ngasësit por edhe kalimtarët kanë probleme të vazhdueshme me qarkullimin. Ndërkohë për këtë problematikë, nga komuna deklarojnë se kontrata e rehabilitimit të rrugëve me asfalt është në fazën e prokurimit.
Gropat në qytet shqetësim i vazhdueshëm për komunikacionin rrugor