Gruaja që hartoi listat e njerëzve për industrialistin gjerman Oskar Schindler që ndihmoi në shpëtimin e qindra hebrenjve gjatë Holokaustit, ka ndërruar jetë në moshën 107-vjeçare.
Mimi Reinhardt, e cila ishte e punësuar si sekretare e Shindlerit, ishte përgjegjëse për hartimin e listave të punëtorëve hebrenj nga qyteti polak, Krakovë, të cilët rekrutoheshin për të punuar në fabrikën e tij, duke i shpëtuar ata nga kampet naziste.
Reinhardt, me origjinë austriake, e cila ishte gjithashtu hebre, u rekrutua nga vetë Schindler dhe punoi për të deri në vitin 1945./Anabelmedia/