Grupi “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit janë sulmuar me armë zjarri nga serbët në veri.
Ky grup sot ishte duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubes që është në veri të Kosovës.
Por organizatori i këtij grupi, Adnan Beqiraj, ka thënë për KlanKosova se nuk ka të lënduar.
Kjo ngjarje e klubit të atletëve kosovarë ishte paralajmëruar që 5 ditë. Pjesë e këtij grupi ishte edhe ish-deputetja, Donika Kadaj-Bujupi.
Mirëpo, para pak minutash vetë ish-deputetja Kadaj-Bujupi, ka publikuar një fotografi nga Mitrovica./Ekonomiaonline