Haaland apo Mbappe, ndizet beteja për “Këpucën e Artë” në Champions

Çereknalet e Ligës së Kampionëve, të pritura me padurim, kanë lluar tashmë, ndërsa rruga për në nale
e Stambollit sa vjen dhe afrohet. Me këtë rast po ju njohim me situatën e golashënuesve të këtij
kompeticioni, deri më tani. Erling Haaland kryeson garën e “Këpucës së Artë” me 10 gola, i ndjekur nga
afër prej Kylian Mbappe, me dy gola më pak. Podiumi kompletohet nga Neymar dhe Olivier Giroud, me
nga 6 gola secili, të cilët mund ta rrisin këtë shifër, sepse janë ende në garë. Me nga 6 gola ka dhe lojtarë
të tjerë, por që janë eliminuar tashmë.

Robert Lewandowski, që mbrëmë nuk e ndihmoi dot Bayern Munich, për shkak të dëmtimit, ka realizuar 5
gola, një shifër e ngjashme me atë të Karim Benzema te Real Madridi. Ndërkohë, Kylian Mbappe ka
spikatur me katër gola në dy ndeshje kundër Barcelonës, në 1/8 nale, sikurse shkëlqeu edhe mbrëmë me
dopietë në “Allianz Arena”. Për momentin ka 8 gola në “llogarinë” e tij, por me këtë ritëm mund ta arrijë
rivalin e vet direkt, norvegjezin e Borussia Dortmund.

Read Previous

88-vjeçari që mori vaksinën: Shpresoj që do iu bëjë mirë të rinjve

Read Next

LG do të vazhdojë prodhimin edhe për tri vite të tjera